Ditën e nesërme do të zhvillohen çerekfinalet e para të Europa League, ku Manchester United do të ndeshet me Copenhagen. Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, deklaroi se nëse do të fitojë trofeun kjo do të ishte arritja më e madhe në karrierën e tij.
“Unë jam një njeri ambicioz dhe një nga ënddrat e mia është që të fitoj një trofe me këtë klub si trajner. I detyrohem gjithçka United dhe të fitorja e Europa League do të ishte arritja ime më e madhe në karrierë. Si lojtar unë arrita të fitoja gjithçka këtu, por të fitosh si trajner është diçka ndryshe.
E kemi vetë në dorë fatin tonë. Kundërshtarët tanë e dinë që ne jemi Manchester United dhe kjo do të thotë shumë. 18 muaj më parë pata një takim me Ed Woodward (shefi ekzekutiv i klubit anglez) dhe që të dy e dinim se rikthimi në majat e futbollit kërkon kohë dhe durim.
Ne duam të ndërtojmë një ekip të fortë për të ardhmen dhe të rikthehet Manchesteri i dikurshëm”, deklaron norvegjezi një ditë përpara takimit kundër skuadrës daneze. /abcnews.al