Pas emrit, Ura Vajgurore ndërron pamje, Klosi: Po kthehet në atraksion turistik

schedule14:52 - 8 Gusht, 2020

schedule 14:52 - 8 Gusht, 2020

Pas ndërrimit të emrit, Dimali po merr një pamje të re duke vënë në zbatim projekte për zhvillimin e turizmit dhe për të njohur trashëgiminë kulturore.

Ministri Blendi Klosi gjatë një  takimi me banorët në Urën Vajgurore  u shpreh se investimet do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në turizëm.

“Procedura ka shumë pak rëndësi në krahasim me mbështetjen që kemi marrë nga qytetarët e Dimalit.

Të gjithë banorët e katër bashkive kanë shprehur gatishmërinë për të marrë këtë emër që vjen nga lashtësia për të promovuar një ndjesi pozitive.

Hyra hyrëse në qarkun turistik është e nevojshme për të afruar trashëgiminë kulturore dhe për të qenë një destiancion turistik për pushuesit e këtij qarku”, u shpreh Klosi.

Ndërsa kryetarja e bashkisë Juliana Mema pohoi se po vijojnë projektet për rivitalizimin e zonës.

“Bashkia e Urës Vajgurore ka një plan strategjik për zhvillimin e saj. Gjithë muaji gusht do të ketë muzikë live për të dhuruar një atmosferë të mirë për qytetarët tanë”, tha Mema./abcnews.al