Deputetja Rudina Hajdari nuk nguron asnjëherë që të jap mesazhe sensibilizuese për shqiptarët. Këtë herë, ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj, Sihana nga aeroporti.
Të dyja, nënë e bijë shihen të përqafuara dhe me maskën të vendosur, ndërsa Hajdari i bën thirrje të gjithëve të kujdesen për veten dhe njëri-tjetrin.
“Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë, dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”, shkruan deputetja krahas fotos.
Kujtojmë që situata në Shqipëri vazhdon të jetë kritike, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 127 të infektuar./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDjYN6sgaq3/?utm_source=ig_web_copy_link