Kreshnik Tusha, 22-vjeçari që mbeti i plagosur nga ngjarja e 30 Majit në Laç ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji është rikthyer sërish në qeli.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, duke rrëzuar atë të Shkallës së Parë Kurbin e cila kishte caktuar “arrest shtëpie” për Tushën.
Apeli i Tiranë ka dyshime se Tusha ka lidhje me ngjarjen, ndërsa rrethanat pritet të sqarohen më tej gjatë hetimit.
Ky i fundit i plagosur në spital mbrëmjen e ekzekutimit të dy biznesmenëve dhe më pas u arrestua për shkak se kishte dhënë dy variante të ndryshme për plagosjen e tij.
Dyshimet ndaj tij u rrëzuan pas arrestimit të Eduart Lamajt i cili pranoi autorësinë, ndërsa rezultoi se njollat e gjakut të personit të plagosur gjatë përplasjes me armë i përkisnin pikërisht atij.
Lamaj u arrestua në Tiranë pas një javë vënieje në vëzhgim nga policia pasi u zbulua se mjekohej në një klinikë private në kryeqytet./abcnews.al