Shkencëtarët: Shpërthimi në Bejrut sa një e pesta e bombës atomike në Hiroshimë

schedule15:02 - 5 Gusht, 2020

schedule 15:02 - 5 Gusht, 2020

Shpërthimi i jashtëzakonshëm që ndodhi pasditen e djeshme në Bejrut tronditi mbarë botën. Deri më tani janë konfirmuar 100 viktima dhe  mbi 4 mijë persona të plagosur.

Sipas presidentit Michel Aoun, eksplozioni ndodhi si pasojë e 2,750 tonëve nitrat amonit të vendosur në një depo në afërsi të portit të kryeqytetit. Ndërsa shkencëtarët e kanë  vlerësuar  shpërthimin në Bejrut të barabartë me tre kilotonë TNT.

Ndryshe, kjo masë i bie rreth një e pesta e bombës atomike “Little Boy” të hedhur në Hiroshimë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpërthimi gjithashtu prodhoi valë sizmike të barabarta me një tërmet të shkollës 4.5.

Kujtojmë që shpërthimi u dëgjua edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra përtej Mesdheut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!