Milani është shumë afër rinovimit me Zlatan Ibrahimovic. Suedezi është lideri i kuqezinjve dhe dëshira për të zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit është shumë e madhe, si nga trajneri Pioli, vetë lojtari dhe gjithë populli milanist.
Sportmediaset zbulon ofertën e klubit italian, që i ofron 38-vjeçarit një rrogë prej 4.5 milion eurosh në sezon + shumë bonuse. Palët kanë rënë dakord në parim dhe kanë mbetur për t’u zgjidhur vetëm disa detaje të vogla.
Në ditët e ardhshme do të mbahet një takim për zyrtarizimin e marrëveshjes midis drejtuesve të Milanit dhe Mino Raiolës, agjentit të sulmuesit të famshëm, i cili transformoi krejtësisht ekipin italian që prej rikthimit në janar dhe ia doli të shënojë 10 gola në kampionat. /abcnews.al