Në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryet mbi 1300 inspektime në 24 orët e fundit në kuadër të kontrollit të subjekteve për respektimin e masave anti-Covid.
Ndër to, është marrë vendimi për ndëshkimin e masë administrative dhe mbyllje të aktivitetit ndaj tre bizneseve që janë kapur me shkelje.
“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID kanë vijuar kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID19.
Këtë fundjavë u realizuan mbi 1300 inspektime dhe monitorime. Nga inspektimet janë vendosur 3 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti.
Në total gjatë epidemisë janë realizuar 133.549 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 522 masa administrative.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjienës dhe distancimin social.
MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim./abcnews.al