Prokurorët e SPAK që kanë drejtuar hetimin pasuror të Ylli Ndroqit janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Në dokumentin e siguruar nga ABC News thuhet se dy prokurorët kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda.
Për administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.
Vendimi do të ekzekutohet nga tre Oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe SPAK.
Në listën e pasurive të sekuestruara është televizioni Ora dhe ai Channel One, si dhe makina e apartamente të emër të Ylli Ndroqit, për të cilat dy prokurorët e sipërpërmendur shprehen se nuk justifikohen nga personi që i ka në pronësi.
Avokatët e Ndroqit e quajtën hetimin sulm politik duke paralajmëruar apelim të tij brenda 5 ditëve të ardhshme./abcnews.al