Një person thyen xhamat e godinës te Prokuroria e Tiranës

schedule12:03 - 3 Gusht, 2020

schedule 12:03 - 3 Gusht, 2020

Një incident është regjistruar paraditen e sotme te Prokuroria e Tiranës.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se një person ka thyer xhamin në hyrjen e katit të parë të godinës.

Ai kërkonte informacion mbi një çështje për të cilën ishte kallëzuar në prokurori.

Mësohet se ai është shoqëruar në komisariatin Nr.3 për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!