Vranë shokun pasi u dehën në lokal, burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe Ardiano Hajdarin

schedule11:30 - 3 Gusht, 2020

schedule 11:30 - 3 Gusht, 2020

Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari janë lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit pasi akuzohen se mëngjesin e 30 korrikut vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë në një lokal.

Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miqtë e tij u ndaluan nga policia. Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”.

Dy autorët ishin miq me viktimën, ndërsa burime bëjnë me dije se ata kanë kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka marrë përmasa tragjike.

Ata e kanë dërguar viktimën në spitalin Elbasanit por përpjekja ka qenë e kotë.

Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm penalë./abcnews.al