Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar këtë të deilë nga policia shqiptare, pasi që Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook shkruan se sipas buriemve Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin.
“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, shkruan ai./abcnews.al