Kampionati përfundoi dhe Milani është fokusuar te sezoni i ardhshëm. Drejtuesit kanë bërë lëvizjen e parë, duke kthyer një emër të njohur në ekip. Ai është Dida, i cili që mbrojti portën e ekipit italian gjatë viteve 2000/2010.
Braziliani do të marrë detyrën e përgatitësit të portierëve, duke zëvendësuar Luigi Turci në këtë post. 46-vjeçari është nën kontratë me Milanin, pasi drejton skuadrën U-17 prej gushtit të vitit të kaluar.
Tani do të kalojë në ekipin e parë dhe do të bëhet pjesë e stafit teknik të Stefano Piolit. Donnarumma pritet të mësojë shumë sekrete dhe të rritet edhe më shumë në drejtimin e ish-portierit latin, i cili ka fituar 2 Champions League, një Serie A dhe një Kupë Italie me kuqezinjtë. /abcnews.al