Në një muaj 173 persona humbën jetën nga Covid-19 në Kosovë

schedule18:43 - 31 Korrik, 2020

schedule 18:43 - 31 Korrik, 2020

173 persona kanë humbur jetën në një muaj nga COVID-19 në Kosovë. Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në të dhënat më të fundit në lidhje me situatën nga Covid në Kosovë ka bërë me dije se me datë 1 korrik kanë qenë të konfirmuar 54 raste të vdekjes, ndërsa këtë të premte që është dhe dita e futit e korrikut janë konfirmuar 227 viktima në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Vetëm nga periudha 1 deri më 31 korrik kanë vdekur gjithsej 173 persona nga COVID-19. Rastet pozitive nga fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje.

Kështu më 1 korrik numri total i rasteve pozitive ka qenë 2.991 raste, kurse sot më 31 korrik janë konfirmuar edhe 226 raste të reja duke e çuar numrin në 8.330 raste me COVID-19. Nga periudha 1 deri më 31 korrik janë shënuar 5339 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.

Raste aktive më 1 korrik kanë qenë 1.293 raste, kurse më 31 korrik janë gjithsej 3.525 raste aktive. Numri i të shëruarve më 1 korrik ka qenë 1.664 raste, derisa sot më 31 korrik numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.578 raste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!