Japonia ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar 120 milion doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.
Lajmin e bëri të ditur sot grupi farmaceutik gjerman BioNTech, i cili po zhvillon medikamentin me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluan, ndërsa BioNTech ka njoftuar se kushtet janë të bazuara në kohën e dorëzimit dhe vëllimin e dozave, raporton AFP.
Por një marrëveshje e paralajmëruar kohët e fundit midis laboratorëve dhe SHBA-e vendosi çmimin për 100 milion doza të vaksinës së mundshme në gati 2 miliardë dollarë.
Dorëzimet e para në Japoni janë planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2021, shtoi kompania me qendër Mainz.
Kujtojmë këtu se më shumë se 200 vaksina kandidate janë duke u zhvilluar në të gjithë botën ndërsa një pjesë prej tyre janë në fazën e testeve klinike me njerëz vullnetarë.