Ndoshta nuk e dinit, po lëngu i qershisë ju ndihmon për një gjumë më të qetë.
Nëse po keni probleme për të fjetur, hulumtuesit kanë zbuluar se përdorimi i këtij fruti mund të mposhtë pagjumësinë dhe të rrisë kohën e gjumit.
Ky lëng ishte përdorur nga atletët profesionistë gjatë Lojërave Olimpike në Pekin më 2008, për t’i ndihmuar në gjumë më të mirë. Gjithashtu studimet kanë treguar se ky lëng është një pjesë e rëndësishme e protokollit të shërimit për të gjitha ekipet profesionale të sportit.
Pra, është koha të hiqni dorë nga barnat e gjumit dhe të filloni menjëherë të pini lëng qershie./abcnews.al