U kap duke transportuar inerte të marra nga lumi Mat, arrestohet 41-vjeçari 

schedule08:40 - 31 Korrik, 2020

schedule 08:40 - 31 Korrik, 2020

Një 41-vjeçar në Kurbin është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat. Po ashtu, B.M., ka tentuar që t’i japë rryshfet punonjësit të policisë me qëllim që të shmangte kontrollin.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues B. M.

Po ashtu, njoftohet se është proceduar penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, 41 vjeçari J. M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi:

Kurbin

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 41 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasin J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë kryeinspektor në IMT Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!