Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë apel që shqiptarët të urojnë njëri tjetrin për festën e Kurban Bajramit.
Kalo thotë se pavarësisht kushteve të pazakonta që na imponon koronavirusi, nuk duhet të harrojmë njëri-tjetrin se gjithmonë kemi festuar bashkarisht.
“Kohë kovidiane…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….
Pavarësisht kushteve jo të zakonshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse ne kurdoherë e në çdo rrethanë bajram e pashkë i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!”, shkruan Kalo./abcnews.al
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3506002646091143&set=a.600598179964952&type=3&theater