Gianni De Biasi rikthehet në pankinën. Trajneri italian, i suksesshëm në krye të Shqipërisë që e ccoi në EURO 2016, kishte drejtuar nga atëherë Deportivo Alaves në Spanjë dhe më pas më së shumti është angazhuar në media si analist.
Tani është koha që të veshë sërish tutat e trajnerit, pasi ka pranuar ofertën e Azerbajxhanit dhe ka nënshkruar. Italiani e ka njoftuar diccka të tillë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Sot kam nënshkruar kontratën që më lidh me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit deri në nëntor të vitit 2021. Dëshira është shumë e madhe për të nisur një sfidë të re”, shkruan De Biasi, i cili është shumë i dashur edhe në vendin tonë. /abcnews.al