Ava Max është kthyer në një ndër këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor amerikan. Artistja me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite.
Ylli i hitit “Sweet but psycho” ka rezervuar surpriza të tjera për fansat e saj. Përmes një postimi në Instagram, artistja shqiptare ka bërë me dije se së shpejti do të publikojë një album. Albumi do të mbajtë titullin “Heaven & Hell” dhe do të publikohet me 18 shtator.
“Kam ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq i emocionuar që njoftoj se albumi im debutues do të publikohet me 18 shtator! Ju keni qenë këtu për mua në çdo hap të rrugës dhe mezi po pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime po shpërthen nga gëzimi… këto këngë së shpejti do të jenë të juajat.”, ka shkruar Ava. /abcnews.al/