Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e kësaj të mërkure ka bërë me dije se në kuadër të ndërhyrjes së Forcave Ajrore është bërë i mundur vënia nën kontroll e vatrës masive e zjarrit në pyjet e Molungut në Rubik.
Sipas ministrisë Forcat Ajrore u angazhuan me helikopterë në një operacion që zgjati prej 3 orësh.
Njoftimi i plotë:
Forca Ajrore përmes helikopterit të pajisur kovat e posaçme është angazhuar në shuarjen e vatrës masive të zjarrit në pyjet e Molungut, në afërsi të fshatrave Katund i Vjetër – Rrasfik njesia admin. Rubik. Pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll./abcnews.al

