Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni ku punonjësi i një dyqani, është pezulluar nga puna, pasi spërkati një klient me gaz lotsjellës, i cili nuk pranoi të vendoste maskën.
Sipas mediave të huaja, incidenti raportohet të ketë ndodhur më 15 korrik në një dyqan në Los Angeles. Punonjësja i kishte thënë burrit se duhet ta vendoste maskën ose të largohej nga objekti.
Ndërkohë qytetari mësohet se ka kundërshtuar urdhrin për vendosjen e maskës dhe i ka përplasur karrocën punonjëses, e cili si përgjigje i ka hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkohë, një dëshmitar tha se konsumatorët evidentuan një person i cili shkaktoi trazira në dyqan. Bëhet e ditur se burri u dërgua në spitalin lokal, dhe mbetet ende e paqartë nëse i njëjti do të përballet me ndonjë akuzë./abcnews.al