Disa herë pandemia ka zhvendosur mbajtjen e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitete, por Ministria e Arsimit caktoi mes polemikash që procesi të mbahet më 30 korrik.
Urdhrat e Ministrisë së Arsimit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndërsa auditoret në këtë datë zgjedhjesh janë bosh. Ky është konstatimi i Qëndresës Qytetare e cila monitoron arsimin e Lartë.
“Është një datë që s’mund të kemi zgjedhje normale, pasi dhe urdhrat e Min. së Arsimit ka nxjerrë urdhra që bien në kundërshtim me njëri-tjetrin”, shprehet Xhemollari.
Në 30 korrik nuk ka garë transparente dhe mbi të gjitha as qe pritet ndryshim .
“Por a ka garë reale dhe transparente në disa prej universiteteve kryesore? Do ketë votime sa për proces por jo ndryshim, pasi mungon transparenca”, thotë Xhemollari.
Rikandidojnë te vetëm për mandat të dytë si rektor
Kseanela Sotirofski, Universiteti Durrës
Arben Gjata, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Skënder Topi, Universiteti i Elbasanit
Rikandidojnë për mandat të dytë si rektor me nje rival
Bahri Musabelliu, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Adem Bekteshi, Universiteti i Shkodrës
Andrea Maliqari, Universiteti Politeknik i Tiranës
Roland Zisi, Universiteti i Vlorës
Ndjehet mungesa e studentëve në këto zgjedhje, pasi po zhvillohen në një periudhë të papërshtashme për ta, sipas Mimoza Hafizit, kandidate për Rektor në Universitetin e Tiranës
Ne Ut përballë Hazifit kandidojnë dhe Artan Hoxha, dekani i “Drejtësisë” dhe Kozeta Sevrani pedagoge e “Ekonomikut”./abcnews.al