114 pacientë të shtruar në spitalet Covid, 19 në terapi intensive

schedule16:23 - 27 Korrik, 2020

schedule 16:23 - 27 Korrik, 2020

Prej ditësh në vendin tonë vijon të jetë i lartë numri i pacientëve në spitalet Covid në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit vihet re një rritje e lehtë e pacientëve në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë.

LEXO EDHE: Rritet numri i të infektuarve me Covid, konfirmohen 117 raste të reja

Sipas ministrisë së Shëndetsisë nga pacientët e shtruar në 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë këtë të hënë janë konfirmuar 117 raste të reja me Covid dhe 6 persona kanë humbur jetën.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar 4880 mes të cilëve 144 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!