Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një 33-vjeçare e cila ishte me probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë 33-vjeçarja nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Ndërkohë Policia e Lushnjes bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.
Lushnjë/Informacion
Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.