Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme në Kuvend ka reaguar me kritika ndaj mazhorancës.
Gjatë fjalës së tij Valteri tha se çdo Komision Hetimor është kthyer në teatër. Nga foltorja e Kuvendit, ai ka akuzuar deputëtët që mbyllën sytë para shkeljes së rëndë të zhdekretimit të 30 qershorit nga ana e Metës, ndërkohë që thekson se ai flet hapur, pasi nuk i trembet askujt, vetëm Zotit.
“ Nga shkelësi i madh i Kushtetutës sot akuzat e presidentit janë zbutur. Sot ju jeni bërë synet nga gjuha, sot po zhgënjeni shqiptarët, sot partia juaj po ju gjuan me gurë. Më thoni a është Ilir Meta në shkelje më kushtetutën për 30 qershorin. Kush mban përgjegjësi për dështimin e punës të Komisionit Hetimor.
Hiqni dorë nga të qenë manekinë në këtë parlament, por përgjigjuni thirrjes së shqiptarëve. Ju harruat dëshirën e një njeriu që kërkoi të qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje. Them me plot bindjen se e njoh mjaft mirë eksperiencën e Kuvendit. Çdo Komision Hetimor është kthyer në teatrin e radhës.
SHBA e shpëtuan vendin nga gjakderdhja, mrekulli që duhet të njihet në histori. Ai president, këta diplomatë që nuk reshtin të na ndihmojnë i quan palaco, klloun, rrugacë dhe i kërcënon me video intime. Pa ndihmën e SHBA nuk e shmangnim dot gjakderdhjen, por ju sot e keni harruar këtë
Nëse ju do ta dini përse përfunduar kështu, përgjigja është shumë e thjeshtë. Deri pak kohësh nuk e dinte çfarë ishte luksi apo vila , por në të gjithë këtë, emërues të përbashkët, keni krimin dhe korrupsionin. Nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm të kem një lutje për ju : Zoti ju mëshiroftë”, tha Valteri.