VIDEO/ Zeniti fiton Kupën: Kapiteni serb lë nam, thyen trofeun gjatë festës!

schedule16:55 - 26 Korrik, 2020

schedule 16:55 - 26 Korrik, 2020

Zenit u konfirmua skuadra më e fortë e futbollit rus. Pasi fitoi kampionatin, ekipi nga Shën Petersburgu siguroi edhe Kupën e Rusisë ditën e djeshme. Zenitit i mjaftoi një gol i Artem Dzyuba për të mposhtur në finale Khimkin.

Sulmuesi nuk gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 84-t dhe i dhuroi trofeun e radhës klubit të tij. Festa u shoqërua edhe me një incident të vogël. Kapiteni i Zenit, Branislav Ivanovic ngriti trofeun në qiell, por kupa i rrëshqiti nga duart në një moment.

Ish-mbrojtësi i njohur i Chelsea, nuk ia doli ta kontrollonte dhe veprimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale. Kupa u thye, siç dallohet në videon e mëposhtme. Lojtarët u shtangën në një moment, por më pas plasi e qeshura masive dhe festa nuk u ndal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!