Murrizi: Ftoj Gjiknurin të pranojë propozimin e PD për lista 100% të hapura, shihni sa u vlen lëkura

schedule20:47 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:47 - 24 Korrik, 2020

Deputeti Myslim Murrizi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan se fton Gjiknurin që ta pranojnë propozimin e Bardhit dhe Bylykbashit për lista 100 për qind të hapura.

Po ashtu, në postimin e tij Murrizi shkruan se vetëm në këtë mënyrë “do kemi mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve.”

“Për ju “ baballarë” të kombit është e vetmja mundësi që të na “ poshtëroni” me emrin e “ madh” që keni. Ju ftoj të garojmë para shqiptarëve kush belbezon se ka hallin tonë në fakt ka vetëm hallin e tij”, shkruan më tej Murrizi.

Postimi i plotë: 

LISTAT E HAPURA QE I HAPIN RRUGEN DEMOKRACIS TE MARE PENG NGA 3 KRYETAR DHE DISA ENUKE

PO TANI SI MUND TE VIJNE NE PARLAMENT THEMELUESIT E 5 QERSHORIT??????

VOTA E QYTETAREVE KA VLERE ME SHUME SE ÇDO MENDER KESHILLE POLITIK TEKNIK DHE HIBRID

ME VJEN KEQ PER DISA SPURDHJAKE PARTISH QE PAGUAJNE NGA 3 SHISHE BIRRE PER TU PROPOZUAR NGA BAZA

FTOJ GJIKNURIN TE PRANOJ “PROPOZIMIN E BARDHIT DHE BYLYKBASHIT” PER

100% LISTAT E HAPURA

VETEM KESHTU DO KEMI MUNDESI PER TE QENE TE BARABARTE PARA QYTETAREVE

PASTAJ SEJCILI TE SHIKOJ SA I VLEN LEKURA

PER JU “ BABALLARE” TE KOMBIT ESHTE E VETMJA MUNDESI QE TE NA “ poshteroni” ME EMRIN E “ madh” QE KENI

JU FTOJ TE GAROJME PARA SHQIPETAREVE KUSH BELBEZON SE KA HALIN TONE NE FAKT KA VETEM HALLIN E TIJ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!