Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti pas takimit me ambasadorët e BE: I sigurova se do të dekretoj menjëherë “5 qershorin”

schedule12:01 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 24 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të premte është takuar me ambasadorët e disa vendeve të BE-së. Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje nga ky takim.

Meta në reagimin e tij thekson se në këtë takim i ka siguruar ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Ndër të tjera ai thekson rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!