Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë pacienti 27-vjeçar me Covid-19 tek Infektivi, vuante nga talasemia

schedule10:40 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:40 - 24 Korrik, 2020

Një pacient 27-vjeçar me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ai nuk kishte shfaqur simptoma të Covid-19, ndërkohë që mësohet se vuante nga talasemia.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se  i riu ka humbur jetën si pasojë e aksidentit vaskular cerebral

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes”, njofton MSH.

27-vjeçari është pacienti i dytë më i ri në moshë që ndërron jetë pas infektimit me Covid-19.

Pak javë më parë ndërroi jetë tek Infektiv një 21-vjeçare obeze që vuante nga çrregullimi metabolik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!