Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

E trishtë, koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

schedule10:00 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:00 - 24 Korrik, 2020

Koronavirusi merr një tjetër jetë në radhët e bluzave të bardha në Kosovë.

Spitali Infektiv në Prishtinë ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare mjeku Ali Tolaj i cili kishte shërbyer në këtë spital që prej fillimit të pandemisë.

Tolaj kishte shërbyer si kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988.



“Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj Na trishtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alisë, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij.

Dr.Ali (Kadri)Tolaj, 1961-2020, ishte Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988.

Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka./abcnews.al

https://www.facebook.com/120416386029984/photos/a.122521379152818/318936992844588/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!