Me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka votuar në seancën e sotme plenare marrëveshjen e 5 qershorit.
PS firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë duke marrë votat e kësaj të fundit në këmbin të hapjes së listave.
Votimi në Kuvend për Marrëveshjen e 5 qershorit
97 vota pro
6 vota kundër
6 deputetë nuk kanë votuar
4 abstenim
Kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi nuk e votoi marrëveshjen. Ai tha gjatë fjalës së tij se mes votuesve janë 74 deputetë nga maxhoranca dhe pjesa tjetër nga opozita parlamentare.
“E vetmja deklaratë e sinqertë këtu ishte se keni shtypur butonin për Lulin. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga krahu tjetër i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit. Kodi zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve.
5 qershori i hynë në punë vetëm politikanëve. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë larg njëri-tjetrit. 5 qershori është noterizim i 21 prillit të vitit 2008.
Ta gëzoni, ia ndërroni edhe datën për mua, mirë do ishte ta quani marrëveshja e 1 qerrshorit sepse ngjani me ata që kanë festën në këtë datë. Halli i 5 qershorit tuaj nuk ka të bëjë me kodin dhe as me zgjedhjet. Arsyeja e vërtetë është Reforma në Drejtësi. 5 qershori është alibi që disa shenjtanë nga ju”, tha Murrizi./abcnews.al