Deputeti i opozitës Parlamentare, Myslim Murrizi në seancën e kësaj të enjte ka komentuar nismën më të fundit, e cila ka vendosur që të mbyllë lokalet si një masë mbrojtëse për përhapjen e Covid.
Murrizi në fjalën e tij ka theksuar se ai vetë nuk beson te grupi i ekspertëve doktorëve dhe profesorëve imagjinarë që nuk dinë se çfarë thonë.
Sipas tij roli i shqiptarëve në kuadër të kësaj pandemi është si i një mize, dhe për këtë nuk ja vlen që ta bëjmë elefant.
Akti normativ i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë është akt normativ kujdestar që shqiptarët duhet të mbajnë maska. Zonja Manastirliu ka kohë që bota është lëmsh që në dhjetor, dhe unë nuk besoj shumë në doktorë, profesorë imagjinarë që thonë herë mbani dorashka, njërëherë dorashka dhe maska bashkë, njerë maska, një herë thotë e hëna e marta kujdes pastaj kismet, është një gjë që unë nuk e marr shumë për bazë pasi kjo është një gjë globale. Ne si popull kemi peshën e mizës dhe mos na flisni sikur kemi rolin e elefantit, mos na flisni për rëndësinë e vaksinës, se a ngjallet me vaksinë apo jo, a vdesin apo jo njerëz nga kjo unë nuk e di, por duhet të jemi në sinkron me të gjithë ndërkombëtarët.
Maskat për politikanët shqiptarët i kanë parë prej 30 vitesh, për qytetarët ja ke thënë shërbimit urban, keni nxjerr një urdhër që nuk është në përputhje me realitetin, keni lejuar 70 % të kapacitete që thuajse i bie plot. E gjithë BE dhe të gjithë vendet e rajonet jua subvecionon shërbimin publik në autobuzë tane kemi vetëm për 20 veta për këtë flamë”, ka thënë deputeti.
Ndër të tjera deputeti ka deklaruar se e ka të pamundur ta besoje faktin se muzika në lokale e daullexhinjeve që kanë dalë në protestë e përhap më shumë koronavirusin.
“Por nuk besoj te këto sazeve që bëjnë protestë, daullexhive që e përhapin më shumë pas orës 8, por profesor Beqja tregoi se sazet e kombinuara me alkolin e ngreka lart koronën. Po me dokumentat që ai paraqiti ai, lum si unë dhe ato që e dëgjuan Beqja, dhe ajo që shikojmë me sy ku shqiptarët ikin nga sytë këmbët nuk mendoj se shqiptarët jetojnë më mirë dhe më shëndetshëm”, është shprehur Murrizi./abcnews.al