Astronomët zbulojnë dy planete gjigande, hedhin dritë mbi formimin e sistemit diellor

schedule12:10 - 23 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 23 Korrik, 2020

Astronomët kanë publikuar imazhet e para të dy planeteve gjigande, që rrotullohen nga një yll të ngjashëm me Diellin. I ndodhur rreth 300 vjet dritë larg nga Toka, ylli është i vjetër vetëm 17 milion vjet, gjë që e bën atë një “version shumë të ri të diellit tonë”.

Të quajtur TYC 8998-760-1b dhe TYC 8998-760-1c, të dy planetët gjigandë të gazit janë si Jupiteri dhe Saturni. Planeti i brendshëm është 14 herë më masiv se Jupiteri, ndërsa ai i jashtëm është gjashtë herë më i madh, sipas Business insider. 

“Ky zbulim tregon një vend që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij.”, tha Alexander Bohn, student i doktoraturës në Universitetin Leiden i cili drejtoi ekipin kërkimor, shkruan abcnews.al.

Duke studiuar imazhe të drejtpërdrejta të një sistemi kaq të ri planetar në fillim të zhvillimit të tij, astronomët shpresojnë të arrijnë të hedhin dritë më shumë rreth asaj se si sistemi ynë diellor mund të ketë evoluar milion vite më parë. /abcnews.al/

Dielli si skica 3 e yjeve

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!