Një operacion anti-drogë i Policisë Italiane dhe asaj shqiptare është finalizuar mëngjesin e sotëm.
Në pranga është vënë një person i shpallur në kërkim në Shqipëri, ndërsa është bërë lokalizimi i një tjetri.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar disa urdhër-arreste në shtetin italian.
Operacioni po vijon ende, ndërsa nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet e dy vendeve./abcnews.al