Pep Guardiola, nuk mund të qëndrojë pasiv në merkato, sidomos kur renditet i dyti. Strategu spanjoll është mësuar që gjithmonë të fitojë, edhe nëse shpenzon shifra faraonike në merkato.
Manchester City ka financa të mëdha dhe dëshirat e Guardiolës, rrallëherë nuk realizohen. “Cityzens” duken shumë pranë firmës me mbrojtësin holandez, Nathan Ake, i cili ka shkëlqyer me Bournemouth. Por, edhe një emër tjetër është zbuluar nga mediat si dëshirë e Guardiola.
Pep synon medoemos firmën me talentin spanjoll, Ferran Torres, i cili ka qenë ndër më të mirët në La Liga me fanellën e Valencias. Humbja e titullit kampion kundrejt Liverpool, nuk është pritur mirë nga Guardiola, i cili duket se do të shpenzojë shumë këtë verë./abcnews.al
Man City are set to strengthen at both ends of the pitch ?
By @JonnySmiffy
— Goal News (@GoalNews) July 21, 2020