Ekzekutimi i 39-vjeçarit, policia harron gëzhojën në vendin e ngjarjes

schedule12:42 - 21 Korrik, 2020

schedule 12:42 - 21 Korrik, 2020

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për të banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte ende në automjetin e tij.

Grupi hetimor bëri krehjen e zonës, ndërsa kanë nisur hetimet. Ndërkohë, nga pamjet që ka siguruara abcnews.al hetuesit kanë harruar një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

39-vjeçari është qëlluar me pistoletë, ndërsa ende nuk është e qartë për policinë lloji i pistoletës që është përdorur.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.

Një kamer pranë vendit të ngjarjes ka fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij.

LEXO EDHE: Autorët e ndoqën, si u vra Emiljano Ramazani pasi doli nga palestra

Emiliano Ramazani ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Ai njihet njihet edhe si mik i Talo Çelës, ky i fundit ende në arrati pasi është shpallur në kërkim për “Grabitjen e Rinasit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!