Meta: Fuat Boçi do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë

schedule11:36 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:36 - 21 Korrik, 2020

Presidenti, Ilir Meta u ka shprehur ngushellimet familjes dhe te afermeve te aktorit te madh te humorit Fuat Boçi, qe u nda sot nga jeta.

Kreu i shtetit në reagimin e tij në Facebook shkruan se artisti Boçi do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Fuat Boçi

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej artistëve më të dashur të Fierit, Fuat Boçi, i cili do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boçi u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë, veçanërisht qytetarëve të Fierit e të mbarë trevës së Myzeqesë që aq shumë e donte!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!