Autorët e ndoqën, si u vra Emiljano Ramazani pasi doli nga palestra

schedule10:05 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:05 - 21 Korrik, 2020

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit pasditen e djeshme në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se autorët dyshohet që u larguan në drejtim të Durrësit pas krimit.

Si rrjedhojë policia ka nisur krehjen e zonës ku dyshohet se u larguan autorët. Në momentin që autorët janë larguar kanë kaluar përpara një patrrulle të policisë rrugore e cila ka qenë e vendosur ne aksin Elbasan- Papër.

LEXO EDHE: Ekzekutimi në Elbasan, xhamat e “Ford Focus-it” të bëra shoshë, “Rramani” mik i Talo Çelës

Nga ana tjetër, mësohet se Ramazani frekuentonte çdo ditë një palestër ne lagjen “Beqir Dardha”.

Sipas burimeve një person e ka survejuar viktimën deri në afërsi të vendit ku e priste mjeti me autorin.

Sipas të dhënave mjeti tip “Volkswagen” ka bërë disa xhiro për rreth zonës, ku ndodhi atentati.

Me urdhër të prokurorisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga palestra në lagjen “Beqir Dardha” ose siç njihet ndryshe zona e Tabakanes deri në vendin ku u ekzekutua 39 vjeçari.

Një kamer pranë vendit të ngjarjes ka fiksuar të gjitha lëvizjet e autorëve para atentatit dhe pas kryerjes së tij.

Emiliano Ramazani ishte me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Ai njihet njihet edhe si mik i Talo Çelës, ky i fundit ende në arrati pasi është shpallur në kërkim për “Grabitjen e Rinasit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!