Rrezikoi të thyente qafën, mbrojtësi i United del nga spitali!

schedule17:58 - 20 Korrik, 2020

schedule 17:58 - 20 Korrik, 2020

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, ka lënë spitalin pas dëmtimit horror të pësuar mbrëmë në sfidën ndaj Chelsea, e vlefshme për gjysmëfinalet e FA Cup. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 3-1 dhe u eliminuan, por kishin dhe frikën e një dëmtimi të gjatë të Bailly.

Gjithsesi, mbrojtësi është përmirësuar ndjeshëm gjatë orëve të kaluara në spital dhe ka lënë ambientet spitalore, duke u rikthyer në shtëpinë e tij. Megjithatë, kujdesi i mjekëve është ende i pranishëm.

Manchester United nuk ka shumë alternativa në prapavijë dhe mungesa e Baillyt, pritet të ndikojë negativisht në këtë fund sezoni. Dëmtimi në qafë i mbrojtësit pritet ta mbajë jashtë për të paktën 1 muaj dhe sezoni, mund të quhet i mbyllur për të../abcnews.al