Një 39-vjeçar U.K., ka tentuar të vetëdigjet me benzinë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Patrullat e policisë të gjendura pranë kësaj godine kanë ndërhyrë duke e shpëtuar 39-vjeçarin.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.