Transmentojnë koronavirusin te njerëzit, Spanja asgjëson 100.000 kafshë

schedule16:21 - 17 Korrik, 2020

schedule 16:21 - 17 Korrik, 2020

Spanja ka vendosur që të asgjësojë rreth 100,000 mink (familje e llojit të Nuselalës) në një fermë në Spanjën veri-lindore pasi dyshohet se shumë prej tyre janë infektuar me koronavirus.

Sipas mediave të huaja ky është një vendim që autoritetet e kanë marrë në kuadër të luftës kundër Covid.

Shpërthimi e sëmundjes në provincën e Aragonit u zbulua pasi gruaja e një punonjësi të fermës e mori virusin në maj. Burri i saj dhe gjashtë punëtorë të tjerë të fermës kanë rezultuar të gjithë pozitivë në testime. Kafshët e rritura në këtë fermë për gëzofin e tij të çmuar, u izoluan dhe monitoruan nga afër pas infektimit të punëtorëve.

Testet ndërkohë treguan se 87% e tyre, ndaj autoritetet shëndetësore urdhëruan që 92,700 minksat e mbajtur aty, të eleminoheshin. Ndër të tjera mësohet se pronarët e fermës të cilët do të përballen me asgjësimin e kafshëve do të kompesohen. /abcnews.al