Lindje natyrale apo cezariane? Mjekët japin këshilla për nënat e ardhshme

schedule09:18 - 17 Korrik, 2020

schedule 09:18 - 17 Korrik, 2020

Lindje natyrale apo cezariane është dilema që shoqëron femrat, që priten të bëhen nëna.

Të ftuar në rubrikën “ABC e Shëndetit”, Doktor Helidon Klosi dhe Doktoresha Edlira Bylykbashi kanë ndarë eksperiencat e tyre profesionale, duke u shprehur se kohët e fundit nënat janë më të ndjeshme dhe zgjedhin rrugën cezariane.

Ata gjithashtu kanë dhënë edhe këshillat e tyre, ndonëse kanë theksuar se nënat e sotme janë më të informuara dhe kjo gjë ia lehtëson punëne edhe stafit mjekësor.

“Është parë vitet e fundit që ka tendeca të rritjes cezariane. Arsyeja ka të bëje me rritjen e ndjeshmërisë së popullatës së grave. Mendojnë se ka më pak dhimbje, nuk duan të futen në atë stres për vetë nënën dhe familajrët rrotull. Duan ta kenë fëmijën në krah sa më shpejt”, tha Klosi.

“Pacientit duhet t’i thuhet paraprakisht arsyet pse po futet në sallë me operacion. Psh. në qoftë se fëmija është mbi peshë apo në qoftë se ka operacion të mishit të huaj në mitër. Ka momente kur dikush trembet dhe zgjedh operacionin”, u shpreh Bylykbashi.

Ndërkohë më tej doktor Klosi shtoi se: “Ka arsye mjekësore që gjatë shtatzënisë  vendos të lind me operacion, ka arsye që lindin në moment të fundit. Nëna ka kohë të marr informacion, ashtu si ka nëna që e kanë ndarë mendjen dhe i thotë  doktorit do lind vetë.

Nënat janë më të kujdeshme në ushqim , kam vënë re që  në takimin e parë, kanë kërkesa goxha për tu informuar në këtë drejtim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!