Interi gjen golin e avantazhit përballë Spal. Zikaltrit e Contes po luajnë në fushën e ekipit të Etrit Berishës (e ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi).
Antonio Candreva mori një asist nga Alexis Sanchez në minutën e 37-të dhe lëshoi një diagonale potente, me topin që përfundoi në rrjetën e Spal.
Goli i pestë në kampionat për lojtarin me origjinë arbëreshe (numëron edhe shtatë asiste), ndërsa Interi është ngjitur momentalisht në vend të dytë me 71 pikë, gjashtë më pak se Juventusi kryesues. /abcnews.al