OSBE/ODIHR për zgjedhjet në RMV: Proces i qetë votimi, sipas rekomandimeve tona

schedule15:53 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:53 - 16 Korrik, 2020

Procesin e votimit të mbajtur të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, OSBE-ODIHR e ka vlerësuar si të qetë dhe në përputhje me rekomandimet e dhëna.

Laima Andrikiene njoftoi se vlerësimi përfundimtar do të përfshijë edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Sipas OSBE-ODIHR, “zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive, fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre.”

Po ashtu, Andrikiene njoftoi se OSBE do të qëndrojë në RMV deri më 23 korrik për të vijuar me ndjekjen e zhvillimeve të tjera. OSBE-ODIHR vuri në dukje po ashtu se u vërejtën disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve.

Fjala e plotë:

“Ky mision u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, pandemia krijoi shumë sfida në procesin zgjedhor si për garuesit ashtu edhe për administratën zgjedhore. Do të mbetemi këtu deri më 23 korrik për të vazhduar me ndjekjen e zhvillimeve tjera deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kemi ndjekur nga afër procesin zgjedhor, përfshi edhe fushatën edhe ditën e votimit.

Këto zgjedhje ishin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Vlerësimi jonë përfundimtar do të përfshijë edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive. Fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre. Reklamimi politik i favorizoi tre partitë më të mëdha politike.

Dita e zgjedhjeve kaloi mirë. Procesi i votimit ishte i qetë. Vërejtëm disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve. Kishte tentime për blerjen e votave, por meqë këto janë nën hetim, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!