Shtyhet gjyqi për “grabitjen e Rinasit”, Talo Çela nuk u njoftua

schedule13:42 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:42 - 16 Korrik, 2020

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e grabitjes së Rinasit.

Shkak është bërë mosnjoftimi i Talo Çelës, i vetmi person në kërkim për ngjarjen.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, për dosjen e vjedhjes së 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas më 9 prill të vitit 2019, SPAK ka dërguar për gjykim për 8 të pandehur; Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Në grabitjen e Rinasit u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport./abcnews.al