Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhi e fuqishme në Palermo: Rrugët kthehen në lumenj, raportohen disa të zhdukur

schedule10:17 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:17 - 16 Korrik, 2020

Palermo është përfshirë dje nga një stuhi e fortë e cila ka krijuar një situatë dramatike. Dje ishte dita e festës së Santa Rosalia (zonja e qytetit), por një përmbytje e madhe si pasojë e reshjeve të shiut të cilat zgjatën për më shumë se 3 orë, ka krijuar kaos.

Në disa nënkalime të rajonit sicilian, shoferët u bllokuan, braktisën makinat dhe shpëtuan duke notuar. Shiu ra intensivisht për rreth tre orë dhe pati ndërhyrje të shumta nga zjarrfikëset.

 

Skena paniku përgjatë unazës së qytetit: në shumë raste njerëzit kanë braktisur makinat e tyre dhe notonin për të dalë nga rruga. Një vajzë mbeti e bllokuar në makinën e saj në rrugën “Imera” dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shpëtuar atë. Dy njerëz rezultojnë të humbur pasi makina e tyre u zhyt për shkak të shirave të dendur gjithashtu edhe dy fëmijë janë dërguar në spital për shkak të hipotermisë.

Kryetari Orlando deklaroi: “Shiu nuk ka qenë kurrë kaq i fortë që nga viti 1790″/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!