Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme Siçilinë. Si pasojë e përmbytjeve dy persona kanë humbur jetën në Palermo.
Mediat italiane raportojnë se viktimat janë burrë e grua. Çifti u bllokua në makinë e tyre nga ujërat e rrëmbyeshëm. Dy fëmija ndodhen në spital me hipotermi.
Fëmijët u bllokuan në makinë, së bashku me prindërit e tyre. Videot e publikuara në media shihen qytetarë që braktisin makinat e tyre në përpjekje për të shpëtuar jetën.
Ndërkaq, ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në terren. Zjarrfikëset ishin të shumta në zonat problematike dhe mundën të evakuonin shumë qytetarë që ishin bllokuar. /abcnews.al