Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta del nesër para gazetarëve për ndryshimet Kushtetuese

schedule14:51 - 15 Korrik, 2020

schedule 14:51 - 15 Korrik, 2020

Zëdhënësi i Presidentit Meta ka reaguar sërish në lidhje me debatet politike në vend për shkak të nisës së fundit të maxhorancës për të ndryshuar Kushtetutën edhe me votat e opozitës parlamentare.

Blushi tha se Meta do të dalë nesër në një konferencë për shtyp, ndërsa sëfundmi është i zënë me një raport “tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin”.

Reagimi i zëdhënësit të Metës

Të nderuar kolegë,
Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.
Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.
Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!