Shqipëria U17 grumbullohet në qytetin e Shkodër, nën urdhrat e trajnerit Elvin Beqiri. Kuqezinjtë do të stërvitne për tre ditë në qytetin verior, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore.
“Skuadra kombëtare U-17 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Vllazninë U-17 dhe Shënkollin U-17.
Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Beqiri për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të pare nga afër gjendjen e tyre. Stafi teknik i Kombëtares U-17 ka thirrur 24 futbollistë në këtë grumbullim. Njihuni me listën e lojtarëve, që është si më poshtë”, shkruan FSHF, në faqen e saj zyrtare në internet. /abcnews.al