350 elefantë ngordhën në Afrikë, shkencëtarët: Mund të jetë 1 virus i ri, kalon dhe tek njerëzit

schedule10:16 - 14 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 14 Korrik, 2020

Shkencëtarët druhen se një virus i panjohur mund të jetë arsyeja pas ngordhjes së qindra elefantëve në Botswana. Jo vetëm kaq, por ky virus mund të jetë edhe i transmetueshëm tek njerëzit.

Mbi 350 elefantë të moshave dhe gjinive të ndryshme kanë ngordhur për shkaqe që ende nuk dihen. Foto të marra nga ajri tregojnë trupat e tyre të pajetë nëpër Deltën Okavango Delta dhe në pjesët e tjera veriore të vendit.

Ekspertëve tashmë mendojnë se bëhet fjalë për një virus të ri elefantësh që ka shkaktuar atë që është cilësuar nga konservuesit si një katastrofë.

Lexo edhe: Katastrofë në Afrikë, mbi 350 elefantë ngordhin në mënyrë misterioze

Disa mendojnë po ashtu se patogjeni, emri i të cilit nuk dihet ende, mund të përhapet edhe tek njerëzit.

Në zonë nuk ka pasur thatësira ndërsa gjuetia apo helmimi i bërë nga ana e njerëzve janë përjashtuar si shkaqe të mundshme të ngordhjes së tyre. Por helmet e tjera, siç është cianidi, mund të jenë një mundësi.

Drejtuesi i National Park Rescue Niall McCann u shpreh se kjo është një katastrofë për specien në fjalë, por mund të jetë gjithashtu një rrezik potencial për t’u kthyer në krizë shëndeti publik.

Pjesë të trupave të elefantëve janë dërguar në Zimbabve si mostra në përpjekje për të mësuar më shumë rreth asaj që po u merr jetën gjitarëve gjigantë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!